Mbrëmjen e sotme, PSG do të luajë në shtëpi ndaj Lille, ndeshje e vlefshme për javën e 14-të në Ligue 1.

Në këtë sfidë, bie në sy rikthimi i Neymar. Braziliani do ta nisë ndeshjen si titullar, teksa së bashku me të në vijën e parë të sulmit do të jenë Di Maria dhe Icardi.

27-vjeçari mungonte që nga data 5 tetor, për shkak të një dëmtimi.