Neymar ka zbuluar se ka mësuar çdo ditë nga Lionel Messi derisa ishte te Barcelona, teksa e ka përshkruar ish-bashkëlojtarin e tij si ”idolin e tij në futboll”.

Braziliani ka qenë duke folur në ”The Player’s Tribune” përkrah yllit të NBA-s, Steph Curry.

Futbollisti më i shtrenjët në historinë e futbollit i kaloi katër sezone në ”Camp Nou”, duke i fituar dy tituj të La Ligas dhe një të Champions Leagues gjatë asaj kohe.

Sa ishte te Barcelona, Neymar ishte përballur edhe me pesë herë fituesin e ”Topit të Artë”, Cristiano Ronaldon, të cilin e ka quajtur ”përbindësh”,.

”Kam luajtur së bashku me Messin, i cili sipas meje, është njëri prej futbollistëve më të mirë në histori, dhe ai është idoli im në futboll”, tha Neymar.

”Me Messin, unë kam mësuar çdo ditë, sikur në stërvitje, ashtu edhe në ndeshje. Kjo më bëri mua më të fortë dhe rriti kapacitetin tim në fushë”.

”Sa i përket Ronaldos, ai vshtë përbindësh. Përballja me të është nder, por ne duhet të jemi më të përgatitur. Ai është njëri prej më të mirëve në futboll”.

”Pra, këta janë dy lojtarët ku bazohem më së shumti. Unë vetëm dua më shumë dhe më shumë të fitojë, kështu që mësoj çdo ditë nga ata”.