Këtë të Shtunë në Shqipëri dhe në 156 shtete të ndryshme në të gjithë globin zhvillohet aksioni i Ditës së Pastrimit të Botës. 157 shtete anëtare të Let’s Do It! World Movement bashkohen për një qëllim të vetëm, Një Planet më të Pastër.

Ky do jetë aksioni i 12-të kombëtarë i organizuar nga Green Line Albania në bashkëpunim me institucionet e pushtetit lokal dhe qendror në të gjithë vendin. Këtë vit Kosova është shteti koordinues i këtij aksioni global i cili starton nga Zelanda e Re dhe mbyllet në Hawai pas 36 orësh. Aksioni starton në orën 9:00 në mëngjesin e së Shtunës dhe vazhdon gjatë gjithë ditës në të gjitha qytetet e vendit.

Organizata Green Line Albania ka bere një thirrje të hapur të gjithë qytetarëve, grupimeve formale dhe informale, organizatave rinore, komunitetit të biznesit, institucioneve dhe kujdo që ka dëshirë ti bashkohet aksionit të ditës së nesërme.

“Organizoni miqtë, kolegët, lagjen tuaj dhe ditën e nesërme bashkohuni me levizjen më të madhë në histori. Ndani me ne momentet tuaja nga aksioni. Foto, video, videomesazhe dhe çdo formë tjetër mesazhi i cili shkon për natyrën dhe mbrojtjen e mjedisit, mund të na i dërgoni në [email protected] ose ne +355684888064 (whats app)
Faleminderit dhe shihemi në aksion.”, thekson green line albania

Be part of something BIG! World Cleanup Day 2019

World Cleanup Day 2019 is on 21 September 2019. Are you ready to change the world?

Gepostet von World Cleanup Day am Dienstag, 2. Juli 2019