Nertil Bushi është 27-vjeçari shqiptar, i cili ndërroi jetë në vendin e punës në Itali.

Ai u rrëzua nga çatia ku po punonte, më 1 gusht, ditën e enjte. Nertili jetonte në Soci bashkë me xhaxhanë e tij.

Mediat italiane shkruajnë se mund të kemi të bëjmë me vr.asje dhe jo me një ngjarje të rastësishme.

Një prej të dyshuarve është xhaxhai i shqiptarit, i identifikuar si Dritan Bushi, i cili ishte me të kur rrëshqiti nga çatia.

Xhaxhai telefonoi menjëherë ambulancën, por 27-vjeçari nuk ia doli të mbijetonte.

Ndërsa i dyshuari i dytë është Bruno Napoli, një punëtor me origjinë kalabriane.

Të dy janë në qendër të hetimeve nga karabienierët e Empolit.

Një prej pyetjeve kryesore, të cilës po përpiqen ti japin përgjigje është nëse vi.ktima kishte kontratë të rregullt apo punonte në të zezë.