Shkëmben vajzën 1 vjeçe, për një makinë të vjetër. 45-vjeçarja amerikane Alice Leann Todd, nga Karolina e Veriut tentoi që të shkëmbente të bijën me një makinë 27 vite të vjetër, Plymouth Laser Hatchback.

Gruaja e dha vajzën në këmbim të mjetit, por u zbulua.

Mësohet se gruaja e dha vogëlushen tek Tina Marie Chavis, 47 vjeç dhe Vincencio Romero, 53 vjeç, të cilët i dhanë në këmbim automjetin.

E vërteta e tmerrshme u zbulua nga denoncimi i mjekëve, të cilët kur vizituan vajzën vunë re të nxira.

Pavarësisht se prindërit “birësues” të cilët vetë nuk kishin fëmijë, folën për alergji, denoncimi i bërë zbuloi se vajza nuk ishte e tyre, shkruan noa.al.

Ata nuk kishin asnjë dokument që të provonte denoncimin, duke çuar në arrestimin tyre dhe të 45-vjeçares gjatë së mërkurës. Ndërkohë e mitura i’u besua shërbimeve sociale.