Drejtori i Zyrës për Evropën Jugore dhe Lindore në Departamentin e Shtetit të SHBA, David Kostelancik shprehet se Amerika mbështet hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Zyrtari i DASH thotë se pavarësisht nga vendimi SHBA do të vazhdojë të inkurajojë dy vendet që të ndjekin reformat.

“SHBA mbështet fuqimisht hapjen e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pavarësisht nga vendimi që Këshilli Evropian do të marrë, SHBA do të vazhdojë të inkurajojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të ndjekin reformat.

NegociatatNjë Ballkan Perëndimor më i fortë do të thotë partneritet më i fortë i BE dhe Euroatlantik. Ne jemi të interesuar për sundimin e ligjit, lirinë e mediave dhe luftën kundër korrupsionit në këtë rajon”.

Vendimi për hapjen ose jo të negociatave do të merret nesër në samitin e liderëve të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, të cilët do të tentojnë deri në minutën e fundit të bindin Presidentin francez që të hapë dritën jeshile.