Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka qartësuar edhe një herë vendimin e marrë nga Këshilli i Europës për Shqipërinë lidhur me negociatat për aderim në Bashkimin Europian.

Në fjalën e tij Ruçi është shprehur ndër të tjera se: “Në këto 27 vjet, nuk kam parë mirëkuptim kaq të fuqishëm pro shqiptar”.

Ai saktësoi edhe një herë se Shqipërisë nuk i janë vënë kushte shtesë dhe se në qershor të vitit që vjen vendi ynë hap negociatat me BE-në.

Pjesë nga fjala e Ruçit:

Në raportin e BE nuk ka kushte, por edhe kur të hapen negociatat përmenda një shifër, 684 ligje për Kroacinë që përbëjnë kushte, pra duhet të njëjësojmë legjislacionin.

 E kam ndjerë veten shumë mirë në këto 27 vjet, nuk kam parë mirëkuptim kaq të fuqishëm pro shqiptar nuk ishin pak, por 25.

Ashtu sikurse dhe tre vende me rezerva bënë të mundur që në fund të mos ishin antishqiptarë por të tregoheshin proshqiptarë.

Të gjithë shqiptarët dhe politikanët duhet të jenë të qartë për çdo, që lupa e BE nuk do na ndahet deri në momentin e fundit si neve ashtu edhe gjithë vendeve që aspirojnë aderimin në BE. /G.Gj/Lexo.al/