Mbështetja për Shqipërinë dhe Maqedoninë për hapjen e negociatave vijon në Bruksel për të shprehur që të bindet Franca deri në minutën e fundit. Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli është shprehur se vendet anëtare të BE duhet të vlerësojnë reformat e ndërmarra nga dy vendet e Ballkanit.

“Mbështesim hapjen e negociatave. Komision Europian është në favor. Shqipëria dhe Maqedonia janë dy vende që puna dhe sakrifica e tyre duhen respektuar nga ne” është shprehur ai pas daljes nga mbledhja e Këshillit Europian.