Kur e gjithë vëmendja është përqendruar tek vendimi që dha sot Këshilli Europian për t’i thënë ‘JO’ hapjes së negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama iu është bashkuar reagimeve duke risjellë në vëmendje disa fjalë të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.

Përmes një postimi në ‘Twitter’ Linda Rama ka postuar dy mesazhe të Kadaresë, ku flitet për shqiptarët dhe ëndrrën e madhe europiane, ku mes tyre citohet se; “shqiptarët jetojnë prapë në ankthin e humbjes së tretë të Evropës”.

MESAZHET E POSTUARA NGA LINDA RAMA

Shqiptarët, e kanë humbur dy herë Evropën: në shekullin XV dhe nën sundimin komunist. Sot, pas përmbysjes së komunizmit, shqiptarët jetojnë prapë në ankthin e humbjes së tretë të Evropës. Ju që jetoni në zemër të saj, nuk mund ta kuptoni se ç’është ky ankth. #kadare #1996 🇦🇱🇪🇺

Kur ju dëgjoni emrin “shqiptar” ndoshta padashur, gjëja e parë që iu vjen ndër mend është imazhi tronditës i mijëra njerëzve që kacavirren me litarë në anije. Të jeni të sigurt se për ata njerëz, ato anije ishin Evropa. #kadare #1996 🇦🇱🇪🇺