Një tjetër reagim ka ardhur nga Kryeministri Rama pas deklaratës së Lulzim Bashës ditën e sotme ku deklaronte se BE nuk i hapi negociatat me Shqipërinë për shkak të qeverisë. Në dy reagime të mëhershme Rama e ka komentuar “pa koment” deklaratën e kryetarit të opozitës krahasuar me reagimet e figurave të rëndësishme të politikës europiane që kanë qenë pro çeljes së negociatave.

E ndërsa Lulzim Basha deklaronte se negociatat nuk u hapën për shkak të qeverisë ka dalë hapur në kundërshtim me Kancelaren Gjermane Merkel e cila ka shprehur keqardhjen e saj lidhur me vendimin e BE, jo për faj të Shqipërisë dhe se pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet.