Christina Vasak, ambasadorja e Francës në Shqipëri deklaroi se vendimi për të mos hapur negociatat në 18 Tetor nuk i mbyll dyert Shqipërisë.

Edhe pse negociatat nuk u hapën pasi vendosi veton Macron, ambasadorja franceze u shpreh nga Elbasani se Presidenti i vendit të saj do të mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë, ndërsa la një derë të hapur samitin e Zagrebit vitin tjetër.

“Vendimi i KiE-së nuk i mbyllet dyert Shqipërisë. Është lënë një takim në Samitin e Zagrebit, që është i rëndësishëm. Duhet të kemi dicka të qartë, që të gjitha shtetet do të luajnë një rol në këtë vendim, pasi duhet të jetë unanim. Takimi është thelbësor, pasi do të diskutohet për Shqipërinë dhe vendet e tjera. Franca dhe Macron janë shprehur qartë mbi mbështetjen që do i japë Shqipërisë dhe vendeve pretendente për çeljen e negociatave”, tha ajo.