Ky studim ka marrë në pyetje disa meshkuj, për të parë se cila është gjëja që ata vënë re, në herën e parë që janë në krevat me partneren e tyre. Shumica e përgjigjeve ishin të përsëritura, sigurisht duke mos harruar gjoksin.

Nëse keni harxhuar orë e orë të tëra për t’u përgatitur për një ngjarje apo për një intervistë punë, nuk jeni e vetmja.

Femrat shpenzojnë mesatarisht 6 orë për tu rregulluar dhe bërë gati përpara se të kryejnë marrëdhënie seksuale me një mashkull për herë të parë, sipas një studimi bërë së fundmi..

1- Besimi

Vetëbesimi në dhomën e gjumit është një ndër gjërat e para që meshkujt vënë re kur ju zhvisheni.

Ai nuk e ka mendjen te qimet në zonën e bikinit dhe as pjesë të tjera të lëkurës tuaj. Ai është shumë më i përqendruar se sa rehat ndiheni ju dhe sa besim keni tek vetja.

2- Lëvizjet

Po, meshkujt pëlqejnë kur ju merrni frenat në shtrat dhe kjo është diçka që i tërheq vëmendjen më shumë sesa format trupore seksi. Nëse vërtet dëshironi të bëni një përshtypje të parë, provoni lëvizjet kreative në shtrat në mënyrë që ai mos ju harroj lehtë.

3- Sytë

Nuk tallemi, ky tipar i trupit ishte në fakt ndër më të përmendurit në mesin e të anketuarve. Mund të luani me grimin ose thjesht t’i ngulni sytë kur t’i thoni sesa mirë ndiheni në praninë e tij.

Sigurisht që, nëse rregullimi dhe kujdesi për pamjen tuaj do t’ju bëjë të ndiheni më të sigurta, atëherë shkoni drejt kësaj. Por edhe nëse harroni ta bëni diçka të tillë me shumë mundësi ai as që do ta vërë re fare. Ai do të jetë shumë i hutuar nga aspektet e tjera të përgjithshme saqë s’do i bie në sy fare as manikyri apo detaje për të cilat ju shqetësoheni aq shumë.