Rastësia” çuditshme me ngjarjet aktuale në romanin satirik të Leka Bungos: dhe ndërthurja gati totale me aktualitetin e sotëm të politikës shqiptare

Vijon nga numri i kaluar

Nga Leka Bungo, TemA

Dhjetor 1984

Ne prag te lirimit. Ditet e fundit te burgut ishin me te gjata se vitet e para. Gardianet me nxoren nga qelia dhe me shoqeruan ne zyren e drrejtorit te burgut. Ishte e hera e pare qe dilja pa pranga ! Madje edhe Gardianet m’u duken ndryshe nga heret e tjera. Me te sjellshem !

-“ C’te kete ndodhur…? ! “

Koridori ishte i gjate dhe mbante ere te rende ngaqe deren e guzhines e linin hapur.

-Sot kemi hallve, foli njeri nga gardianet.

-Hallve?! Sot nuk eshte feste.

-Eshte njezet e pese vjetori i fjalimit qe mbajti shoku Taras ne Mat per emancipimin e gruas dhe drejtori burgut dha urdher te bejne hallve.

-Hallve bente prokurori i pergjitheshem qe arrestuan vjet, te shkrihej ne goje, ky qe kane prure ne guzhine as groshe nuk di te beje.

Drejtori i burgut, duhej te ishte rreth te gjashtedhjetave. Ne trup vinte i dobet dhe pak me kurriz. Askush nga te burgosurit s’e dinte emrin e tij te vertete, te gjithe e njihnin me nofken “Kasketa”. Ndoshta ngaqe s’e hiqte nga koka, madje as ne zyre. Ne burg te gjithe e kishin frike. Edhe te burgosurit, edhe policet. Kur hyra ne zyre, u ngrit ne kembe, me dha doren dhe ndryshe nga c’prisja me foli me perzemersi. Vec tij, ne zyre ndodheshin dy te pa njohur, nje burr rreth te dyzetave dhe nje vajze e re. Vajza mbante perpara ne tryeze canten dhe nje kuti kartoni.

-Miqte kane ardhur nga Tirana. Ata jane paisur me autorizim special ne ministrine e puneve te brendeshem per te organizuar nje takim me ju. Detyra ime ishte kaq, thjesh t’u prezantoja, foli drejtori i burgut dhe doli.

Ne zyre mbetem vetem ne te tre.Vajza, e cila mesadukej ishte sekretare, hapi kutine e kartonit dhe nxori makinen e shkrimit. Pas nje heshtjeje te shkurter i pa njohuri nisi te fliste. Buzeqeshja, veshtrimi, zeri i bute dhe miresjellja e tij, nisen te me ngacmonin fantazine e cila kishte rene prej vitesh ne gjume.

-“Po sikur te me thote … kam ardhur ne emer te shokut Taras. Ju e kuptoni, ai s’mund te vinte por me ka dhene porosi t’u kerkoj te falur. i bindur se do te tregoheni i arsyeshem per keqkuptimin e ndodhur pret me padurim te takoheni si dy miq te vjeter. .. “

-Si jeni me shendet?

-Mire.

-C’mendim keni per ushqimin e burgut?

-Shume i mire.

-Eshte i mjaftueshem?

-Plotesisht. Sekretarja nisi te shkruaj ne makinen e vogel te shkrimit.

-Si sillen njerezit e administrates, policet, gardianet?

-Njeri me mire se tjetri.

– “Duhet te jete i ri ne zanat ! Mesaduket nuk e di qe perballe ka nje ujk te vjeter.

– “Po per drejtorin e burgut, c’mendim keni?

-I ka shoket e rralle.

-Me fjale te tjera, juve nuk keni asnje pakenaqesi nga jeta e burgut?

-Absolutisht, asnje. Perkundrazi.

-Po te burgosurit e tjere, c’mendim kane ne pergjithesi?

-Te njejtin mendim, si une.

Ai heshti nje cope here. Sekretarja shkruante shpejt qe te mos i shpetonte asnje fjale.

-Nga keto sa thoni, gati gati dukeni te lumtur brenda mureve te burgut?!

-Jo gati, gati … plotesisht te lumtur.

-Sipas jush jeta ne qelite e burgut eshte normale.

-Pa dyshim.

-Me lejoni t’u bej edhe nje pyetje te fundit. Sipas jush, jeta brenda mureve te burgut nuk ka asnje ndryshim nga ajo pertej mureve te tij?

-Asnje ndryshim.

-E qarte. Shume e qarte. A mund te firmosni per keto s’a thate gjate bisedes sone?

-Pse jo.

Sekretarja hoqi shkresen e shtypur nga makina dhe e vuri perpara meje. Me dha stilografin dhe une firmosa atje ku qe shenuar emri i im. Njeriu i pa njohur perballe meje iu drejtua sekretares.

-I shenove te gjitha?

-Te gjitha.

Ai u ngrit ne kembe dhe nisi te fliste me nje ton autoritar. Vendim. Gjate procesit gjygjesor te zhvilluar ne daten 3- 6 -1984, ne qytetin e Burrelit, i pandehuri pohoi me gojen e tij se jeta e te burgosurve ne qelite e burgut nuk ka asnje ndryshim nga ajo e shqipetareve jashte mureve te tije. Edhe sot, kur kane kaluar nente vjet nga denimi i pare, ai eshte i pa lekundur ne bindjet e tij armiqesore ndaj socializmit dhe pushtetit tone popullor. Ne baze te nenit pesedhjete e pese te kodit penal, trupi gjykues mori vendim qe i pandehuri te denohet me nente vjet heqje lirie Vendimi hyn ne fuqi menjehere.

Shkurt njemije e nenteqint e tetedhjete e pese.

Pak dite pas gjygjit, i cili me denoi per te dyten here, me transferuan ne kamp tjeter.

Autoburgu erdhi nga Tirana ne te zbardhur se bashku me nje te burgosur tjeter. Qe dite e ftohet dhe rruget ishin mbuluar nga ngrica. Makina doli nga oborri i burgut dhe nisi te ngjitej ne rrugen e ngushte plot gropa. Njeri nga policet e armatosur rrinte ne kabinen e shoferit, ndersa dy te tjeret ne karroceri. Here pas here syte ndaleshin tek i burgosuri qe kish ardhur nga Tirana.

I shkurter, me floke te thinjur, fytyre te rrumbullaket dhe veshe te medhenj.

Diku e kisha pare… se ku? Vetem kur nisi biseda qe mesadukej e kish lene pergjysem me policin, e njoha.

-…Sa vjet te dhane?

-Gjyqi nuk eshte bere. …

-Ouuu…pa u denuar dhe te derguan ne Spac? !

-Vetem burgu i Spacit kishte vende bosh. Polici qeshi.

-Njezet vjet polic … s’e kisha degjuar. Ate nate kur u dha lajmi ne televizion se te kishin arrestuar, vjehrra e ime vuri kujen sikur t’i kish vdekur nje nga njerezit me te afert.

I burgosuri qeshi. Ata te zeste pervec asaj shtepije s’kishin asgje tjeter pas shpirtit.

-U thuaj t’a bejne gjumin rehat.

-Ne Fondacionit tim, parate e shqipetareve jane me te sigurta se ne c’do banke te botes.

Zilja e celularit kish nje cope here qe binte. Polici nxori celularin.Nuk qe zilja e tij.

-Bos …telefoni. Tjetri i tregoi prangat. Polici ia nxori celularin nga xhepi.

-Faleminderit.

-Mbama nje minut ne vesh s’a t’i jap pergjigje.

-Alo, une jam. Si? As mos u beni merak. Edhe Prokurori keqkuptim, tha.

-“ Edhe ky keqkuptim…?!” “

Perpak qesha me ze te larte.

-Po, po …i njejti Prokuror. Brenda tre kater ditesh ceshtja do te pezullohet per mungese provash. Jo, jo nuk do te shkoje ne gjygj. C’behet andej? Ka pasur prurje keto dite? Si…dyndje? Domozdo, ku kish pare shqipetari te jape nje miljon dhe pas dy muajsh te marre tre fishin ! Alo…alo…s’paska sinjal ketej.

-Bos mos harro… letren, me ke dhene fjalen?

-Ajo eshte pune e mbaruar. Vetem m’a kujto. Me te arritur ne Spac te shkruaj letren per zyren e finances dhe parate i merrni brenda dites.

-Rrofsh ! Te te rrojne femijet. Do te cmenden nga gezimi kur t’u shpie letren.

Ne qafe te malit, makina u ndal pak hapa larg nje ndertese te vjeter nje kateshe Ishte klub.

Shoferi dhe policet zbriten. Ne karrocerine e autoburgut mbetem vetem une dhe Bosi. S’kaloi shume dhe mesaduket u penduan qe n’a lane vetem ne makine. Pervec banakjerit ne klub s’kish njerez te tjere. Mua dhe Bosin na lane vec, kurse shoferi dhe policet u ulen ne tavolinen prane. -A e di ke te kam sjelle sot ne klub, foli shoferi, Bosin e fondacionit “Lamtumire fukarallek “. Nje nga njerezit qe eshte betuar se do t’i beje te gjithe shqipetaret miljonere.

U ngrit, i vuri llozin portes nga brenda dhe iu drejtua policeve si te ish komandanti i tyre. -Hiqjani prangat te hane edhe ata si njerez. Pasi hoqi prangat, Bosi i foli banakjerit.

-Gjashte shishe birre dhe dymbedhjete berxolla.

-Beji shtate, edhe nje per vehte, shtoi shoferi.

-Rrofsh Bos …

-Gezuar !…

-Te te rrojne femijet …

-Ja nje shendet per “Kasketen “ drejtorin e burgut tone !

-Ta gezoje !

Nje shishe, dy, pastaj e kthyen me raki, nje gote …tre edhe nga nje tjeter.

-Banakjer te pacim…kete per femije e Bosit …

-Le t’a ngreme me fund per shokun Taras. ..!

Te gjithe i kthyen gotat me fund. Bosi kerkoj nje cope leter dhe u ul ne tryezen prane. Banakieri grisi nje flete nga blloku i faturave te klubit.

Pasi rrekelleu edhe goten e dyte, shoferi ia mori labce. Njeri nga policet i mbajti iso.

-Ja te na rroje Stalini i madh …gezuar …

-Jete te gjate drejtorit te burgut …!

Dikush trokiti ne porten e klubit. Ne vend te banakierit u pergjigje shoferi.

-Eshte mbyllur, jemi ne inventar.

-Edhe nje shendet per Bosin tone. Te rroje gjeresa t’i shohe te gjithe shqipetaret miljonere.

Ne tryezen prane Bosi mbaroi letren.

“ Fondacionit “Lamtumire fukarallek “ Zyres se finances Pruresit te letres, edhe pse nuk jane mbushur tre muaj, t’i paguhet fitimi per shumen qe ka derdhur ne arken e Fondacionit tone. Presidenti …..”

-Ke fernet “ Branka “?

-Edhe qumesht dallandysheje gjene ne klubin tim.

-Ngelem ketu…do te na zere nata.

-Nuk leviz Spaci nga vendi. Atje e ke burgun.

-Edhe nga nje fernet te gjitheve per t’a mbyllur.

-Ja gezuar me fund !

Pasi puthen banakjerin te gjithe me rradhe, hipem ne makine. Shoferi kish pire me shume se te tjeret. Makina ngjitej ngadale ne udhen e ngushte te malit. i kruspull, isha mbeshtetur pas spondes se makines. Makina lekundej sa majtas, djathtas.

-“ Nuk besoj te arrijme gjalle ne Spac …”

Bosi dhe policet ia moren kenges perseri. Per here te pare syte me shkuan tek duart. Kishin harruar te n’a vinin prangat.

I fola dy tre here policit qe kisha ne krah por ai… kendonte. Kenga pushoi vetem kur makina ndaloi perpara deres se burgut. Njeri nga policet, ai qe kish pire me pak se te tjeret, zbriti per te hapur deren e burgut. Pa kaluar minuti, polici u kthye me vrap dhe u hodh ne karrocerine e makines.

-Ai gomari ka ngaterruar rrugen, na ka prure perseri ne Burrel. Policet qeshen.

Vetem une nuk qesha. Kisha pire vetem nje shishe birre.

Prill njemije e nenteqint e tetedhjete e pese.

Burgu i Spacit. Ndertesa e burgut ishte ndertuar prane minieres se bakrit dhe rrethohej nga te kater anet me male. Kohet e fundit numuri i te burgosurve sa vinte shtohej, kesisoj lindi nevoja per te bere shtese ne ndertesen e vjeter. Mua dhe pese te burgosur te tjere na futen ne nje nga dhomat epambaruara te shteses. Transferimi nga Burreli ne Spac nuk qe thjeshte ikja nga nje burg tek tjetri, sepse ne fund te fundit burgjet s’kishin shume ndryshim ndermjet tyre por te burgosurit me te cilet do te kaloje nje pjese te jetes, ndryshonin nga njeri tjetri si dita me naten.

Tre syresh ishin prifterinje te denuar me burgim te perjeteshem si kundershtare te regjimit. Edhe pse s’me njihnin, ata me priten ngrohte dhe u sollen shume mire. Madje njeri me dha nje kulac gjashte leksh. Por kur mesova c’ishin, u vura kufirin tek thana. Dy te tjeret ndryshonin nga

njeri tjetri.

I pari qe rreth te dyzetave, vinte i shkurter dhe i dobet. Shume i dobet, kocke e lekure. Edhe ngjyren e fytyres e kish te zbehte. Ngjante me shume me nje kufome se me njeri te zakonshem.

U afrua prane meje, me dha doren dhe buzeqeshi.

-“ Ku e kam pare kete njeri …?!

U largua duke buzeqeshur ne cep te dhomes dhe u ul serish ne dyshekun e tij te mbushur me kashte. Buzeqeshte vazhdimisht dhe nuk m’i ndante syte. Nxori kutine e duhanit dhe nisi te dredhe cigare.

-“ Me mua qesh ky…?!” Ai ndezi cigaren pastaj me foli. Zerin e kish te ngjirur.

-S’me njohe?

-Jo.

-Te kujtohet Timi?

-Kush…?!

-Timi… keqkuptimi …

Ishte hetuesi qe me denoi heren e pare. Ai qeshi me ze te larte. Kur m’u ndezen llampat, nisa te qesh edhe une. Qeshem aq shume sa prifterinjte u hutuan. i burgosuri tjeter qe rreth te pesedhjetave dhe kish mbaruar studimet ne Bashkimin Sovjetik per inxhinjeri. Ishte denuar me njezete e pese vjet burg per sabotim ne vend burimet e naftes ne Ballsh. Ishte i burgosuri me i

vecante qe kisha hasur gjate viteve te burgut. Kish tete vjet ne qeli dhe nuk fliste me asnjeri. As me te burgosurit dhe asme policet e burgut. Fliste vetem me vehte. C’do dite, ne te njejten ore, ulej ne stol perballe murit dhe i drejtohej njeriut qe shihte me syte e mendjes.

Ore te tera mberthente veshtrimin ne mur dhe merrte ne pyetje “ te pandehurin e tij “ imagjinar. Tete vjet, cdo dite, ne te njejten ore, te njejtat pyetje. Plot tete vjet kishin edhe prifterinjte qe jetonin ne qeli me te. Kjo qe nje nga torturat qe i sillte kenaqesi te vecante atij qe e kish sajuar, komandantit te burgut. Ditet e para, me erdhi keq per inxhinjerin e gjore dhe u bera kurioz te mesoja se c’thoshte kur fliste me murin.

-Miredita. Pse nuk me sheh ne sy? Ngrije, koken! As sot nuk kendermend te firmosesh? ! Reaksionar ! Do te tredh. Kriminel ! Me shih ne sy! S’paska mish ne dyqanet tona..?! E ka marre malli popullin per nje cike mish? Le te beje durim sa t’u therim te gjitheve. Atehere do te kete mish me bollek. Apo nuk e ha populli mishin e derrit? Reaksionar! Po nuk firmose, ketu do te ngordhesh. Ke vendosur te mos flasesh…ne rregull. Te shohim edhe sa do te rezistosh. Neser do te takohemi perseri i dashur Taras. Thirri mendjes shoku Taras.

-“ Shoku Taras….apo me bene veshet? !? “

Befas porta e qelise u hap dhe ne prag u shfaq njeri nga gardianet me shishe birre ne dore.

Nje zhurme e pa zakonte erdhi nga koridoret e burgut. Hapa njerezish… fishkellima…dikush therriste …nga larg vinte melodia e nje kenge … Zhurme e tille s’ish degjuar ndonjehere ne koridoret e burgjeve.

-“ C’kish ndodhur …?! “ Ne mbetem te shastisur gjeresa foli Gardiani.

-C’me shihni si budallenj ! Akoma s’e keni marre vesh? ! Te hutuar, pame njeri tjetrin ne sy.

-Cfar…?!

-Na la shendene…vdiq …

-Kush…?!

-Shoku Taras… vajti ne te s’emes.

-Ai eshte i dehur.

-Vdiq…?!

-I ktheu patkonjte nga dielli.

-Vdiq fare …?!

-Vdiq ore …ngordhi.

-Nuk eshte e mundur ! Shoku Taras …

Te burgosurit e tjere kane nje ore qe jane mbledhur ne dhomen e kultures per te festuar. Komandanti i burgut ka dhene urdher dhe guzhinjeret jane duke bere hallve si per dite festash.

-Hallve…Komandanti i burgut …? !

-Ti nuk je i pire. Je i cmendur ! Si mund te thuash per shokun Taras…

Zhurma ne koridor sa vinte shtohej. Gardiani ktheu edhe njehere shishen e birres, qeshi dhe u largua me vrap ne koridor.

-“ Jo…jo…s’ eshte mundur …! “

U desh nje cope here te mblidhnim vehten. Hetuesi dhe dy nga prifterinjte qe s’u besonin vesheve dolen nga qelia dhe vrapuan drejte dhomes se kultures ku ishin grumbulluar te burgosurit e tjere. Ne qeli mbetem vetem dy, une dhe njeri nga prifterinjte. Ai qe shtrire permbys ne dyshek dhe qante me ngasherim. Une e kisha humbur.

-Kujt t’i besoja? Vesheve apo syve?!

-Vesheve qe degjuan fjalet e gardianit, apo syve qe shihnin priftin duke qare

per vdekjen e shokut Taras? !?!

-Nuk me kish shkuar ndermend se vdekja e shokut Taras do te gezonte Drejtorin e burgut dhe do te trondiste aq shume nje prift. Nje prift te denuar me burgim te perjeteshem, armik te pushtetit popullor.

-“S’ thone kot…nganjehere digjet edhe i njomi me te thatin “ Per here te pare ne jeten time me erdhi keq per nje prift. U ula prane prane tij dhe u perpoqa ta qetesoja. Ai nuk qante me ze por me ngasherim.

-Urate …mjaft qave. Ndoshta nuk eshte e vertete. Por edhe sikur…te gjitheve na dhemb shpirti por duhet mbajtur vehtja. Te lutem urate, mos qaj.

-Si te mos qaje, bir? Ai nuk duhej te kish vdekur. Te gjithe tvdisnin, vetem ai duhej te mbetej gjalle. Ti thua mos qaje ! A mund te lindi kjo toke nje Monster tjeter si ai qe pushkatoi te gjithe shoket e vet? Kush pervec tij mund t’i vriste edhe keta qe kane mbetur gjalle dhe ky poppull te shpetonte njehere e pergjithemone prej tyre.? Ti me thua mos qaj.

-“ Prifti i mutit … une gomari …! “

Te nesermen, pa u zbardhur mire arriten nga Tirana forcat speciale te policise se shtetit. Rrethuan ndertesen e burgut dhe bene raprezalje ne tekater anet e burgut.

I pari u arrestua Komandanti i burgut, i cili jo vetem kish lejuar te festohej vdekja e shokut Taras, por urdhroi guzhinjerin te bente hallve si ne ditet e festave kombetare.

Brenda dites ne ambjentet e burgut u organizuan dhjetra gjyqe qe denuan te gjithe sa u gezuan per humbjen e shokut Taras.

Pjesen me te madhe te burgosurve e transferuan ne burgje te tjera. Mua me derguan ne kampin e te burgosurve ne Ballsh. Leshoi lapsin ne tryeze. Ndjeu lodhje dhe u mbeshtet ne karrike.

-“ Per sot boll…! “

Njemije e nenteqint e nente dhjete.

Dimer ne Ballsh. Kampi i te burgosurve ne Ballsh ndryshonte nga burgu i Burrelit dhe Spacit

Kish me shume ajer, me shume diell. Gjithesesi ditet e para edhe atje ishin te veshtira.

Qindra njerez te pa njohur nga te kater anet e Shqiperise vertiteshin si milingona ne ambjentet e kampit.

-Perse ishin denuar?!

-Hajdute, vrases, homoseksuale, spiune, abotatore apo te korruptuar? !

I pari njeri qe njoha kur shkela ne kamp ishte Komandanti i burgut. Kasketa. Qe transferuar pak dite me pare nga burgu i Burrelit. Te gjithe te tjeret ishin fytyra te pa njohura. As i njihja dhe as me njihnin. i vetmi qe m’u afrua qysh diten e pare ishte nje grek. Keshtu e therrisnin te gjithe, Grek. Askush s’ia dinte emrin e vertete. U njohem ne guzhinen e burgut. Nuk e di si ndodhi, fat apo rastesi, por pa u mbushur java qe mberrita ne Ballsh, me thirren ne komande dhe njeri nga oficeret me komunikoi se do te punoja pjata lares ne guzhinen e burgut.

Per nje te denuar, post i tille ne burg krahasohej pa frike me nje Drejtor ne dikasteret e shtetit.

Greku kish vite qe punonte ne guzhine. Dukej i bute dhe fjale pake. Shqipen s’e fliste mire. Gjysma, gjysma. Ngriheshim pa u zbardhur dhe punonim gjere ne oret e vona te nates ne aneksin e guzhines, i cili ngjante me shume si biruce burgu. Benim te gjitha llojet e puneve, nga larja e pjatave, kusive gjere tek qerimi i patateve.

Bisedonim ore te tera. Ne te vertete ai vetem degjonte dhe rralle, shume rralle thoshte ndonje fjale. Edhe kur fliste, fliste vetem per te shoqen. i qante hallin. i vetmi peng ishte gruaja.

Vetmia e saj e rendonte me shume se jeta e tij brenda mureve te burgut. Nje mbremje, kur ne guzhine s’kish mbetur njeri dhe soba s’ishte shuar plotesisht, poqem patate. Nga dy per shoq.

-Grua e imja nuk fle ne kjo ora. E ka mendja tek une.

-Ajo rron vetem fare?

-E vetmja fare fare.

-Ku jeton, ne Athine?

-Ne Librazhdi.

-Ka ardhur ndonjehere ne Ballsh?

-Shume here, sjell rroba, ushqimi gruaja imja eshte zezaku.

-Si…?

-Eshte i ziu. U martua ne Maroku kur kisha duqan atje.

-Ahaaa…eshte e zeze fare?

-Pak zeza…

-Duhet te jete e bukur.

-Shume te bukur. Uli…

Edhe shoku Taras, ndjese paste…kur hidhte ndonje gote dhe vinte ne qejf thoshte se te zezat i vene flaken krevatit.

-Te kishit femije, do te qe ndryshe. Edhe per ate te zezen do te qe me e lehte.

-Eshte per fati te keq. Tamam nata kur ishim ne krevati per te bere kalamani, me bejne mua arrestimi.

-C’te besh …! Nganjehere s’dihet si vete jeta e njeriut. Ja une… tre here jam martuar, tre gra kam marre dhe qe te treja me dolen njera me kurve se tjetra. Me fatin s’luftohet.

-Edhe une kam frike ajo gjeja …mos eshte bere pak kurva.

-Hiqe nga mendja. Ajo eshte e huaj, kujt ia mbane te ngaterrohet me te?

-Po nga gjen paraja pastaj? !Ajo s’eshte te puna dhe sjell ushqimi te madhe, dollari …

-Mbase e ndihmojne njerezit e saj.

-Ajo eshte vetmija. S’ka njeriu tjetra.

-C’te them une i ziu … !

-Hale e madhe …! Po hale te madhja eshte nje tjetra.

-Hallin me te madh e ke kaluar zotrote. Pas nje muaji mbaron denimin, shkon ne shtepi dhe fle tek shalet e gruas. Po une qe…

-Prandaj eshte halja te madhe. Nuk fle dot ne shala te gruaja.

-Pse? !

-Ajo s’di gjeja. Asnjeriu s’ di gjeja. Une nuk kam me koqja.

I ziu grek kish hall por une s’e mbaja dot te qeshuren. Kur fliste me shume se nje fjali e bente lemsh shqipen dhe une shkrihesha.

-Nuk eshte per qeshja …une s’ka koqja ketu poshte. Me kane tredhur tete vjet me perpara te burgu ne qafa te barit. Kjo eshte hali te madhja me shume per gruaja se une.

Ato qe me tha ate nate me lane pa fjale. Ishin edhe per te qare edhe per te qeshur. E kishin tredhur vertete te ziun. Pas asaj bisede s’e zuri me ne goje as gruan, as koqet.

Vijon në numrin e ardhshëm

Shënim: Ndalohet kompjimi dhe ripublikimi i kësaj vepre. Të gjitha të Drejtat i përkasin Autorit!