Arbana Osmani pati të ftuar mbrëmjen e sotme një grup miqsh për të cilët do të gatuante vetë moderatorja. Deri para pak minutash ajo refuzoi të tregonte pjesën tjetër të grupit përveç mikes së saj të zemrës Xhemi Shehut.

Vetëm para pak castesh ajo ka treguar pjesën tjetër të grupit me anë të një story në instagram. Dhe në grup përvec Xhemit përfshihej Olti Curri, opinionisti i njohur si dhe mikesha e tyre e përbashkët Maria.

Grupi duket se e ka shijuar shumë këtë darkë mes miqsh e kolegësh pasi edhe tryeza me ushqimet e gatuara nga e zonja e shtëpisë është boshatisur. Arbana është kujdesur të kenë ushqim të bollshëm ndërsa në story me shaka ka shkruar: -“Ky nuk ha aq sa duket”, duke iu referuar Oltit për shkak të peshës së tij. Edhe Olti po ashtu ka zgjedhur ta ripostojë foton me mbishkrimin: “-Duke ngrënë librin e dytë të Arbanës, mjam mjam”, dhe ka bashkangjitur një ikonë zemrash.