Hazel peshon 178 kilogramë. Kur ishte në nxënëse atë e ta.llnin të gjithë duke iu drejtuar si ‘vajza më e shëndoshë e shkollës’.

Gjithsesi, ajo tashmë ka gjetur një mënyrë për ta kthyer peshën në makineri parash. 29-vjeçarja bën rreth 10,000 paund në vit duke ngrënë ushqim dhe fërkuar barkun përpara kamerave.

29-vjeçarja nga Nashville është pjesë e një komuniteti në rrjet që marrin kënaqësi nga njerëzit që ushqehen jo-shëndetshëm duke marrë sa më shumë kalori që të jetë e mundshme.

Ajo mund të fitojë rreth 800 paund në muaj nga ‘BBW Royalty’, ndërsa ka dhe përdorues që paguajnë ekstra për ‘shërbime’ ekstra.

Ata mund të kenë kërkesa nga më të ndryshmet: disa i kërkojnë foto ose video pa rroba, të tjerë i kërkojnë që të luajë me barkun e të flasë rreth peshës, etj.

Hazel, thotë se ajo mund të mos jetë e pranueshme në sytë e të gjithëve, por do që ‘njerëzit ta dinë se mund të jesh e shëndoshe, tërheqëse, dhe e bukur në të njëjtën kohë’.