Për të dytin vit radhazi, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka mbledhur në Tiranë të gjithë ministrat e Drejtësisë të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar lidhur me reformat e ndërmarra mbi forcimin e shtetit të së drejtës si dhe sfidat e përbashkëta rajonale që gjenden përpara. I pranishëm në takim, kryeministri Edi Rama tregoi për herë të parë bisedën me Bill Klinton në ceremoninë mortore të Zhak Shirak.

Rama tregoi edhe një herë arsyet përse Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor e meritojnë bashkimin në familjen europiane.
“Sa herë që flasim ne iu referohemi miqve tanë si Xhefersoni, Rusvelti etj. Ne u referohemi të vdekurve, ndërsa miqtë tanë iu referohen zgjedhësve.

Gjithësesi fryma me të cilën është krijuar Europa nuk do të vdesë. Ne natyrisht e ndiejmë edhe agoninë që ka kapur disa vende të tjera. Megjithatë Friedricht Herbert ka thënë se liria dhe drejtësia janë motra binjake dhe të pandara.

Pata një bisedë të këndshme në Paris me ish-presidentin Bill Klinton dhe ndava me të idenë time që në këtë rajon të botës ne kemi të vetmin vend mund të shihet pikërisht politika e jashtme e SHBA-së në dritën e saj më të mirë. Që nisi me bombardim mbi Serbinë dhe sot shohim bashkëpunimin rajonal.

Në vende të tjera bombat nuk kanë sjellë bashkëpunim.

Por çfarë na dallon neve nga Iraku përshembull? Kjo sepse Perëndimi tek ne është në prag të derës” – tha Edi Rama paraditen e së premtes.