Në një butik që i ngjan një suite, Arbana Osmani ka zgjedhur të bëjë shopping. Me një arredim luksoz, të gjithë punonjësit janë në shërbim të moderatores. Stilisti i rri mbi kokë teksa përpiqet të zgjedhë fustanin e duhur.

Veshur me të zeza, Arbana përsëri zgjedh këtë ngjyrë. Një fustan i thjeshtë dhe i shkurtër në ngjyrë të zi, është zgjedhja e moderatores.

Pak ditë më parë Arbana Osmani përshëndeti të gjithë ndjekësit e saj me foto nga stadiumi në Francë, në të cilën realizohej ndeshja e Eliminatorëve 2020. Bashkë me të ishte edhe Eduart Grishaj.