Moderatorja Floriana Garo shumë shpejt pret që të bëhet nënë për herë të dytë dhe është në pritje të një djali, duke ju bërë kështu realitet ëndrra e saj. Tashmë Floriana është në muajin e shtatë të shtatzënisë, por pavarësisht kësaj nuk ka hequr dorë nga punët e saj të biznesit.

Ajo ka publikuar një foto, në të cilën dallohet qartë barku i rrumballakosur dhe nuri i shtatzënisë. “Duke shijuar shtatzëninë time dhe gjithmonë duke punuar”, ka shkruar Floriana.