Një vajzë 13 vjeçare me aftësi të kufi zuara ka vd ekur, pasi është lënë në makinë për 5 orë në mes të diellit në Colleton Country, në Carolinën e Jugut SHBA. Nëna e vajzës 49 vjeç, Rita Pangalangan dhe i dashuri i saj Larry King 41 vjeç, janë aku zuar për vd ekjen e vogëlushes. Kanë qenë kamerat e sigurisë dhe rezultatet e autopsisë që kanë konfirmuar shkaqet dhe personat që kishin makinën.

Ngjarja ka ndodhur në 5 gusht rreth orës 11:00 kur e ëma e vajzës bashkë me të dashurin parkuan makinën dhe e lanë 13 vjeçaren brenda në makinë. Sipas asaj që raportojnë hetuesit, Pangalangan dhe King kanë kontrolluar vajzën dy herë nëse ajo ishte mirë. Herën e parë në 12:15, një orë pasi e kishin lënë brenda në makinë dhe herën e dytë vetëm 3 orë më pas. Ata kishin shkuar të merrnin çelësat rezervë e më pas do të ktheheshin. Të dy janë kthyer rreth orës 16:15, kanë hapur makinën, kanë marrë vogëlushen dhe pasi nuk kanë ndjerë frymëmarrjen e saj kanë njoftuar ambulancën. Pasi ka mbërritur ambulanca, mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë, sepse vajza kishte vd ekur.

Hetuesit kanë raportuar se në një orë në makinën pa ajër të kondicionuar temperatura ka arritur rreth 40-45 gradë, në orën e vd ekjes së vajzës ka shkuar nga 88-91 gradë.

Temperatura shumë e lartë ka qenë fat ale për vajzën. Të mërkurën pas rezultateve të autopsisë Pangalangan dhe King janë arr estuar me ak uzën e vr asjes.

“Të gjithë në rrethin shkollor të Colleton County jemi shumë të pikëlluar nga vd ekja e Cristina Pangalangan, një studente e klasës së tetë në shkollën e mesme të Colleton County. Cristina me të vërtetë shijonte duke kaluar kohë me shokët e saj të klasës dhe donte të merrte vëmendjen. Ajo kishte një buzëqeshje për të gjithë të rriturit në shkollë që kanë punuar me të dhe mësuesit e saj e përshkruanin atë si një studente shumë të motivuar. Ajo do të mungojë për të gjithë ata që e njohën “, kanë thënë disa nga shokët e Kristinës.