Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, prej kohësh tashmë ka vazhduar karrierën e saj në Itali ku dhe është mjaft e njohur. Klaudia është shumë aktive në rrjetet sociale ku herë pas here publikon video me koreografitë e krijuara prej saj, të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku.

Ditën e sotme balerina simpatike ka bërë një videolive në instagram ku është shfaqur me të ëmën, motrën e saj dhe gjyshen e sigurisht nuk mund të mungonin pyetjet nga më të ndryshmet e këtu nuk bën përjashtim as ish-partneri i saj Albi Nako. Një fanse e pyeti “ku e ke Albin?” dhe Klaudia u përgjigj: “Me të thënë të drejtën nuk e di ku është, por e përshëndesim Albin” dhe i thotë motrës “apo jo? Po po, se jemi të mira”.