Ditën e sotme, Ledri Vula dhe Ermal Fejzullahu publikuan këngën e tyre më të re. Bashkëpunimi titullohet “M’ke harru” dhe ka marrë mijëra klikime në Youtube që prej momentit të publikimit.

Dy djemtë i këndojnë dashurisë së kaluar, duke shprehur mallin e tyre. Mirëpo, e dinit që në shkrimin e tekstit plot ndjenjë të këngës ka kontribuar edhe mamaja e Ledrit, Xheraldina?

Mesa duket, Ledri e ka marrë nga mamaja e tij talentin për të shkruar dhe së bashku kanë sjellë një tekst mjaft të mirë, që ka bërë menjëherë për vete fansat. Kjo nuk është hera e parë që e shohim mamanë e Ledrit të shkruajë tekste, pasi vazhdimisht reperi publikon në profilin e tij në Instagram foto të bisedave me mamanë, ku sfidojnë njëri-tjetrin në rep.