Aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Marjana Kondi është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku publikon foto nga përditshmëria, cilat nuk kalojnë pa u komentuar nga ndjekësit.

Ditën e djeshme me postimin e bërë nga aktorja ka treguar se miqësia e vërtetë ekziston akoma për të gjithë ata që mendojnë ndryshe.

Marjana Kondi ka publikuar një foto me këngëtaren e njohur Artiola Toska dhe i ka dedikuar fjalët më të ëmbla dhe të sinqerta që ekzistojne mes dy mikeshave.

Foto e postuar nga Marjana Kondi
“Në jetë mund të kem bërë zgjedhje të gabuara me të cilat jam zhgënjyer! Një libër e kam zgjedhurnga kopertina, por faqet ishin të bardha(sidomos ke poezit). Një këngë e kam dëgjuar për shkak të një emocioni të momentit, emocion kalimtar si pëlqimi i asaj këngë! Veshjet mund ti zgjedh për shkak të modës por nuk më bëjnë moderne! Çantat i dua të mëdhaja dhe ato janë bosh! Në shumë çka mund të kem gabuar,por jo në zgjedhjen e shoqeve apo te shokëve! Një ndër to je ti Artiola Toska”, ka shkruar në postim aktorja krahas fotos.