Në itali janë të sigurtë se trajneri i ri i Kombëtares shqiptare do të jetë Edi Reja. Është radio e njohur italiane “Kis Kis” e cila ka raportuar se ish trajneri i skuadrave të njohura Lazios, Napolit etj, do të zëvëndësojë Kristian Panuçin në stolin e kuqezinjve.

Mësohet se presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka pasur një takim me 73-vjeçarin ku ka arritur akordin, ndërsa ka mbeteur vetëm zyrtarizimi përfundimtar. Edi Reja do të bëhet trajneri i katërt Italian që drejton Kombëtaren shqiptare, pas Beppe Dossena, Gianni De Biasit dhe Christian Panuccit. (TemA)