Njihet si ‘Ishulli i pasqyrave’ pasi po të shkelësh ën këtë vend do të shohësh 100 persona nga dy herë. Ndoshta mendoni se është një iluzion por nuk është aspak kështu, pasi në këtë ishull të vogël jetojnë plot 100 binjakë.

Ky vend tropikal ndodhet në Filipine dhe shkollat, shtëpitë dhe familjet në ishullin e Alabatit janë të mbushur me motra e vëllezër identikë dhe jo identike. Foshnjat më të vogla binjake janë Gian dhe John, 4 muajsh.

Gjithçka ka nisur shumë breza më parë dhe këtë e tregon legjenda e vetë ishullit e cila transmetohet brez pas brezi. Aktualisht në ishull janë 78 binjakë jo identikë dhe 22 binjakë identikë, përfshirë dhe vetëm dy fëmijë të bashkuar. Eudosia dhe Antonia Meras, janë dy vejusha të cilat janë më të moshuara në ishull rreth moshës 86-vjeçare.