Profesoresha e integrimeve evropiane thotë se duhen edhe dy votime për t’u hequr vizat
Ani se Komisioni i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka votuar me shumice për liberalizimin e vizave për Kosovën, për të ndodhur një gjë e tillë, sipas ligjërueses për integrime evropiane Jehoha Lushaku, duhen edhe dy votime të rëndësishme në Bruksel, deri te vendimi final për vizat.

Komisioni i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka votuar me shumice për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Megjithatë, sipas profesoreshës për integrime evropiane, Jehona Lushaku, duhen edhe dy votime të rëndësishme deri te vendimi final, raporton T7.

Sipas Lushakut pengesë në këtë proces mund të jetë edhe vendimi eventual për shkëmbim territoresh dhe mos gatishmëria e disa shteteve të BE-së për këtë proces të rëndësishëm për kosovarët.

Ligjëruesja e integrimeve evropiane ka kërkuar po ashtu nga institucionet që të japin garanci tek shtetet anëtare rreth mekanizmave kontrollues te migracionit duke përfshirë këtu edhe informimin e qytetareve.