Një fokë “murgeshë” dhe një peshkaqen “bishtdhelpër” ishin dy vizitorë të rrallë të gjirit të Vlorës. Mbërritja deri në brigjet shqiptare të dy specieve të rralla besohet se lidhet me ndryshimet klimaterike.

Është një nga vizitorët më të vecantë të bregdetit shqiptar. Një fokë “murgeshë” është filmuar në gjirin e Vlorës. Hera e fundit që kjo specie e vecantë dhe në rrezik zhdukje ishte parë në në brigjet shqiptare ishe viti 2012, kur u fotografua në afërsi të “Gjirit të Ariut”. Por foka nuk ishte vizitori i vetëm i rrallë në brigjet tona. Një peshkaqen “bishtdhelpër” ose “dhelpra e detit” ra në rrjetat e peshkatarëve në gjirin e Vlorës. Kafsha ishte 3.2 metra e gjatë dhe peshonte 120 kg. Për fat të keq ajo ngordhi në rrjetën e peshkatarëve.

Foka “murgeshë” ose foka e Mesdheut dhe “dhelpra e detit” kryesisht gjendet më shumë në brigjet tropikale. Ndërsa mbërritja në brigjet shqiptare besohet se lidhet edhe me ndryshimet klimaterike dhe temperaturat e larta që kanë shoqëruar këto ditë.