Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Meleq Gostnishti” në Patos do të mësojnë në ambiente tërësisht të transformuara me kushte dhe standarde bashkëkohore. Kryeministri Edi Rama solli sot pamje nga godina e rikonstruktuar e shkollës, ku është ndryshuar rrënjësisht cilësia e hapësirës mësimore.

“Gati për të pritur nxënësit edhe shkolla “Meleq Gostinishti”, ku falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane dhe bashkëfinancimit të Bashkisë Patos, ka ndryshuar rrënjësisht cilësia e krejt hapësirës mësimore. Arsimi që duam. Shqipëria që duam”, tha Rama. Godina është rikonceptuar me më shumë ambiente, ku një kat i sipërm do të shërbejë për klasat laboratorike dhe është ndërtuar një palestër me të gjitha parametrat e duhur.

Sheshpushimi, po ashtu është trajtuar me lulishte dhe kënde sportive, ndërsa rrethimi unifikon lidhjen me lulishten e lagjes “1 Maji”.