Duke komentuar zhvillimet e fundit politike, si edhe dorëheqjen e Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendshëm, deputeti i PS, Pjerin Ndreu u shpreh në emisionin ‘Kjo Javë’ se brenda PS nuk flitet për grupe, por debate po.

‘Absolutisht nuk ka grupe fare. Kemi debate po. Shpesh herë ,edhe unë publikisht kam mbajtur qëndrime kundër qeverisë, jo një herë po disa herë. Kolegë të mi kanë mbajtur por ne e dimë se jemi në një shumë delikat për vendin dhe është ajo që thash, i kemi vënë shpatullat një historie që quhet reformë, dhe reforma në drejtësi nuk është e lehtë. Ka gurë shumë nën rrota dhe ne duhet ti kalojmë me unitet. Meqë nuk di se ku janë c’bëjnë e c’thonë pala kundërshtare nuk duhet të humbasim arsyen. As Xhafa nuk është grup aty dhe as Rama nuk ka grupe aty. Ne jemi një grup që quhet Partia Socialiste e Shqipërisë. Diskutojmë brenda bëjmë debat por në disa principe që janë për zhvillimin e shoqërisë nuk lëshojmë pe” u shpreh Ndreu.