Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i ftuar në Report TV, është pyetur lidhur me vilat e Lulzim Bashës në kompleksin e Agron Papulit dhe surprizën që i rezervuan sot qytetarët e Korçës me banderolat “Welcome Luli”.

Sipas Ndokës, këto janë antimitingje, tipike komuniste të kryeministrit, që i përgjigjet sulmit me sulm.

“Vetë kryeministri në fakt, nuk ka vilë, por ka bunkier.

Basha është bërë i pasur me punë”, theksoi Ndoka.

Por a është e pranueshmë kjo në një moment ku vetë Basha sulmon oligarkët  dhe vetë merr vilë në një prej zonave më të shtrenjta të Tiranës dhe në kompleksin e një oligarku që ai vetë e ka sulmuar?

Sipas Ndokës, çdo lloj lëvizje financiare mund të vërtetohet lehtësisht, për aq kohë sa Basha është pa mandat.

“Le të hetohet. Basha pa mandat është dhe çdo lloj lëvizje mund të vërtetohet në sistemin financiar.

Mesa informacion kam unë, çdo gjë është e qartë si në dritën e diellit”.