Në dhjetor të vitit që lamë pas, këngëtarja Miley Cyrus u kurorëzua me martesë me partnerin e saj, aktorin Liam Hemsworth. Ata kishin një histori dashurie prej 10 vitesh, plot ulje, ngritje e ndarje të shumta, por sërish ia dolën të martoheshin së bashku.

Mirëpo, vetëm 8 muaj pas martesës, burime për “E!News” kanë treguar se çifti i ka dhënë fund sërish. Burime pranë dyshes kanë treguar se këtë herë ata kanë rënë të dy dakort të ndahen, për t’u fokusuar tek vetja dhe karriera e tyre.

Ende nuk dihet nëse kjo është një ndarje përfundmitare, megjithatë mësohet se çifti ka premtuar se do të kujdesen së bashku për qentë e tyre të adoptuar. Gjatë kësaj kohe, Miley dhe Liam kanë kërkuar nga njerëzit që t’i lënë të qetë dhe të respektojnë proçesin e ndarjes së tyre.

Kujtojmë se në fillim të muajit gusht, Miley ndezi skenën në “Sunny Hill Festival”, i cili u mbajt në Prishtinë.