Mbrëmjen e djeshme, qyteti i Elbasanit është zbukuruar akoma më shumë, pas ndezjes së dritave për festat e fundvitit. Ka qenë kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, që ka ndezur njëkohësisht dritat e qytetit, duke i dhënë një tjetër pamje Elbasanit.

Zbukurimi i qytetit dhe ndezja e dritave ka bërë që shumë qytetarë të dalin dhe të shijojnë këtë atmosferë.