Lori Hoxha është shprehur se ndihet e pafuqishme pas tërmetit të 26 nëntorit. Ajo ka postuar një foto ku tregon Sarën me dy djemtë e saj duke bërë të ditur se ata ndodhen në Londër pranë saj dhe shkruan se është bekuar që ka pranë vetes njerëzit e zemrës.

“Ju uroj të gjithëve një Dhjetor të qetë e të gëzuar. Ndihem shumë e bekuar që kam njerëzit e zemrës pranë, shëndoshë e mirë. Shumë prej nesh nuk e patën atë fat ndaj falenderoj Zotin çdo ditë. Ndihem e pafuqishme ndaj çdo gjëje që po ndodh por lutem (e jo vetëm) që situata te lehtësohet dhe të mund të gëzojmë aq sa mundemi jetën që kemi fatin të kemi”, shkruan Lori.