Ky është momenti kur një vajzë e re goditet me shkelm në kokë nga i dashuri i saj xheloz, teksa po bënte twerk në skenën e një lokali në Brazil. Në video shihet momenti kur i dashuri xheloz vrapon drejt saj dhe e shkelmon brutalisht në fytyrë.

Ky incident tronditës u regjistrua nga shikuesit gjatë një shfaqjeje të këngëtarit “O poeta” në zonën VIP të një clubi në Brazil. Daily Mail raporton se partneri vrapoi i zemëruar drejt partneres së tij dhe e goditi atë në fytyrë, pasi u nevrikos me mënyrën e saj të vallëzimit.

Në video mund të shihet gruaja, e cila bën twerk në mes të skenës para një turme shikuesish. Një burrë me një bluzë të kuqe vrapon në skenë dhe godet partneren e tij, ndërkohë rojet e sigurisë më pas kapin burrin agresiv.