Milani do të ketë një ndeshje të rëndësishme ditën e nesërme, siç është ajo ndaj kampionëve të Juventusit.

Në prag të kësaj sfide, Milani ka publikuar listën me 21 lojtarët e thirrur për ndeshjen e nesërme. Ajo që bie në sy te lista e publikuar, është mungesa e mesfushorit Frenk Kesi.

Ky i fundit e ndoqi ndeshjen kundër Lacios nga stoli, dhe nuk do të jetë i pranishëm as për ndeshen e nesërme kundër “Zonjës së Vjetër”. Sipas “Sportmediaset”, mungesa e Kesi është një zgjedhje teknike e trajnerit Pioli, i cili ka qenë i pakënaqur nga lojtari gjatë gjithë javës, për shkak se nuk kishte dhënë maksimumin në stërvitje.

Mesa duket mesfushori nuk do të ketë të njëjtin fat siç kishte me trajnerët e mëparshëm, ku ishte një titullar i padiskutueshëm, dhe tashmë shtohen mundësitë që ai të largohet në merkaton e janarit.