Kryetar i Njësisë Administrative Dërmënas, Dilaver Shyti është ndaluar nga policia sepse ka lejuar ndërtim pa leje në plazhin e Darzezë.

Mësohet se Shyti i ka dhënë i dhënë një kontratë qiraje me sipërfaqe 500 metra katror 43-vjeçari nga Cakran, A.SH. 43-vjeçari ka zënë hapësirat publike në zonën e plazhit Darzezë, për këtë arsye uniformat blu kanë bërë ndalimin e tij. Mbi Shyti rëndon akuza për veprën penale “Shpërdorim detyre”, e ndërsa për 43-vjeçarin “Ndërtim pa leje”.

Ky operacion policor vjen në kuadër të masave të mara kundër informalitetit, evazionit në turizëm, ndërtimeve të paligjshme