Ka ndërruar jetë gjatë ditës së sot me gazetari dhe korrespondenti i ATSH-së Riza Hoxha.

Lajmin e dha ish-sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Kukësit Bujar Muçmata. Ai çmoi thjeshtësinë, mirësinë njerëzore dhe profesionalizmin e të ndjerit.

Riza Hoxha punoi për gati 20 vite si korrespondet i ATSH-së duke mbuluar Veriun e Shqipërisë.

Mesazhi i Bujar Muçmatas:

Me shumë dhi mbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, gazetarit Riza Hoxha. Rizai ishte dhe mbetet një vlerë e çmuar e gazetarisë në Kukës e më gjerë.

Ai sot nuk është mes nesh, por la pas thjeshtësinë, mirësine e profesionalizmin e tij. I shprehim ngushellimet më të sinqerta Vjorit e familjarëve te Rizait. U prehsh ne paqe Riza!