Disa zona të kryeqytetit nuk do të kenë furnizim me energji elektrike në tri ditët e ardhshme. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka bërë të ditur përmes një njoftimi për mediat se në datat 19-21 shtator, në disa zona të kryeqytetit do të ketë ndërprerje të energjisë, përgjatë orareve të ndryshme.

OSHEE shpjegon se shkak i mosfurnizimit me energji është rikonstruksioni i disa kabinave.

Njoftimi i OSHEE:

Njoftim për abonentët Tiranë

Stakim i datës 19-21 Shtator

Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 19-20 shtator do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

19 shtator

09:00-13:00

Krrabë, Pashkashesh, Mushqeta

09:00-15:00
Rruga e Elbasanit pranë ish-Trikotazhit pjesërisht

20 shtator

09:00-15:00

Fillimi i Rrugës së Dibrës pjesërisht afër 9-Katsheve

12:00-15:00

Rruga “Reshit Çollaku” pjesërisht pranë Postës Qendrore

21 shtator

09:00 – 15:00

Rruga “Edit Durham” pjesërisht