Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për familjarët, miqtë, shokët dhe kolegët e regjisorit Gjergj Xhuvani, i cili u nda sot nga jeta në një spital në Romë të Italisë.

Mesazhi i Ramës:

“O Zot! U deshën minuta të tëra ta besoja se ishte i vërtetë lajmi i humbjes së Gjergjit😥 Sa shumē gjëra për të thënë e sa pak fjalë mblidhen bashkë në këtë moment… Miku i shtrenjtë dhe i mirë qysh nga kohët më të vjetra, regjizori Gjergj Xhuvani, nuk i çeli më sytë, pasi mbrëmë përfundoi në Romë, filmin e tij të ri😧 S’kam fjalë…” – shkruan Rama.