Nora Istrefi ka reaguar për herë të parë pas ndarjes nga Robert Berisha, me të cilin ka edhe një vajzë, me emrin Rene.

Ishte Roberti, ai i cili bëri publik lajmin, ndërsa Nora nuk pati thënë asnjë fjalë për ndarjen.

Sakaq, duket se heshtjes i ka ardhur fundi, dhe këngëtarja ka reaguar. E pyetur nga “Prive” në sfilatën e Valdrin Sahiti, Nora është shprehur se i uronte ish-it të saj gjithë të mirat duke mos komentuar faktin që është në një lidhje të re.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: A ke për të shtuar diçka lidhur me divorcin tënd?

Nora Istrefi: Asnjë nuk kam për të shtuar, veçse i uroj më të mirat!

Pyetje: Ka thashetheme që je në lidhje të re!

Nora Istrefi: Bye!