Na falni për entuziazmin e tepruar, por nuk mund t’i rezistojmë dot kësaj fjalie: Dua Lipa kunatë me motrat Hadid! Dhe ndonëse dëshirojmë shumë por nuk mund ta themi ende me siguri, burime për “prive.al” kanë bërë të ditur se këngëtarja shqiptare me famë botërore është në fillimet e një romance me vëllanë e modeleve Gigi dhe Bella: Anwar Hadid.

Sipas po të njëjtave burime, njohja mes këngëtares dhe modelit ka nisur që në kohën kur ajo ishte ende në një lidhje me Isaac Carew, të dashurin e shumë viteve me të cilin Dua u nda vetëm pak javë më parë. “Dua është takuar me Hadid edhe gjatë muajve të fundit të lidhjes me Isaac. Tanimë kur kapitulli me Isaac ka përfunduar në mënyrë definitive, dyshja po frekuentohen çdo herë e më shumë me njëri – tjetrin. Romanca është në fillimet e saj, drejt konsolidimit.”-ka thënë burimi.

Sakaq në rrjet, përveç faktit që të dy e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, nuk ka asnjë gjurmë të kësaj lidhjeje të përfolur. Kujtojmë se më parë, Anwar ka qenë në një lidhje të shkurtër me shoqen e motrave të tij, modelen Kendall Jenner.