Ndërprerja e internetit në Iran ka hyrë në ditën e pestë. Qeveria vazhdon të kufizojë qasjen e qytetarëve në internet për shkak të protestave për rritjen e çmimit të karburantit. Ndërprerjet “u rritën në shtrirje dhe ashpërsi” për të krijuar një mbyllje gati-totale në shumë qytete në orët e para të së shtunës, treguan të dhënat e NetBlock.

Hartimi i të dhënave nga firma e teknologjisë amerikane Oracle gjithashtu tregoi një rënie të ndjeshme të internetit në vend. Qeveria vendosi të ndëshkojë qytetarët pasi shpërthyen protestat në shumë qytete të Iranit. Manifestimet po bëhen për rritjen e cmimeve të karburantit me të paktën 50%.