Arrestohet Dj i njohur Vin Veli (Artvin Veli). Ngjarja ka ndodhur në mesnatë në një klub në Bllok.

“Shqiptarja.com” ka siguruar momentin kur forcat speciale dhe ‘Shqiponjat’ marrin Vin Velin nga club-i në zonën e Bllokut në kryeqytet dhe e fusin në makinë duke e dërguar në komisariat, ndërsa ende nuk dihen arsyet.

Ndërkohë që së bashku me Velin janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë.Vin Veli është një personazh i njohur, pasi ka qenë i martuar me moderatoren Bora Zemani, me të cilën ka dhe një djalë, por që janë ndarë pak kohë më parë.