Ndahet nga j eta ikona muzikore e New Orleans, Art Neville (Arthur Lenon Neville). Kjo ka ndodhur mbrëmjen e së hënës.

Këngëtari amerikan ndërroi j etë në moshën 81 vjeçare. Lajmin e konfirmoi menaxheri i tij i mëparshëm Kent Sorrell.

Akoma nuk dihen shkaqet e vd ekjes të ikonës muzikore.

Neville ka qenë pjesë e disa grupeve të njohura në ShBA si ‘The Meters’ dhe ‘The Neville Brothers’ ku me të dy grupet ka pasur shumë sukses.

Neville ka fituar edhe çmimin Grammy Awards dhe ka marrë një çmim nga organizata ‘Lifetime Achievement Award’ në karrierën e tij artistike mbi 50 vjet.