UEFA ka bërë ndarjen e skuadrave për shortin e Ligës së Kampionëve që do të hidhet nesër në Nion të Zvicrës, ku si Kukësi, ashtu edhe Shkëndija e Tetovës do të njohin kundërshtarët e turit të parë në Ligën e Kampionëve.

Verilindorët janë të pozicionuar në vazon e parë dhe për pasojë, si kundërshtar do të kenë një skuadër më të lehtë në letër, ndërkohë që nga ndarja e grupeve që është bërë, është evituar Shkëndija e Tetovës.

Kukësi bën pjesë në grupin e tretë, ku në grupin e favoritëve janë verilindorët, Cërvena Zvezda, Sëlltiku, Astana, Hapoel Ber-Sheva, Zrinjski, skuadra këto që shihen si favoritë.

Kundërshtari i Kukësit do të jetë njëri mes, Spartak Trnava(SVK), Valeta(MLT), Alashkert (ARM), Sutjeska (MNE), Spartak Jurmala (LET), Flora Talin (EST). Kujtojmë që flora Talin është edhe kundërshtari i parë i Kukësit në debutimin e Europës, ku verilindorët kaluan 3 ture.

Shkëndija e Tetovës do të ndeshet me një skuadër relativisht më të fortë, ku kundërshtarë do të jetë njëri mes APOEL-it, Sherifit, Nju Saintsit, Videotonit, dhe Karabakut.

Grupi 3

Sëlltik (SKO)
Astana (KAZ)
Crvena Zvezda (SRB)
Hapoel Beer-Sheva (ISR)
Kukës (ALB)
Zrinjski (BIH)
Spartak Trnava (SVK)
Valeta (MLT)
Alashkert (ARM)
Sutjeska (MNE)
Spartaks Jurmala (LET)
Flora Talin (EST)

Grupi 1

APOEL (CYP)
Karabak (AZE)
Sherif (MDA)
The Nju Saints (UELLS)
Videoton (HUN)
Shkëndija (MKD)
F91 Dudelange (LUX)
Olimpija Ljubljana (SVN)
Sūduva (LTU)
Torpedo Kutaisi (GEO)