Shkencëtarët kanë ngritur alarmin pasi kanë zbuluar një asteroid gjigant që po afrohet shumë pranë Tokës. Asteroidi i quajtur “OK 2019” është 100 metra i gjerë dhe është rreth 70,000 kilometër nga Toka.

Shkencëtarët vunë re se gjatë mbrëmjes së të enjtes asteroidi është afruar më shumë Tokës sesa Hënës. Ekspertët thonë se impakti i përmasës së objektit është aq i madh sa do të shkatërronte një qytet të tërë.