Një video simuluese tregon se si një asteroid apokaliptik mund të godasë Tokën brenda 50 viteve të ardhshme.

Shkëmbi hapësinor, i emërtuar Apophis, për shkak të perëndisë egjiptiane të kaosit dhe errësirës, dhe sipas NASA-s, rreziku është evident.

Shkëmbi hapësinor, i cili është më i gjatë se Kulla Eiffel, pritet të bëjë disa kalime të afërta në Tokë këtë shekull, dhe viti më i mundshëm kur mund të ndodhë përplasja është 2068, shkruan “The Sun”, raporton Syri.net.

Në videon e mëposhtme, tregohet se ndikimi fillestar do të jetë në oqeanin Atlantik midis jugperëndimit të SHBA dhe veriut të Amerikës së Jugut.

Shpërthimi i saj është i barabartë me 65,000 bomba bërthamore që goditën Hiroshiman gjatë Luftës së Dytë Botërore

Space Sim, i cili krijoi videon, tha që mbeturinat nga shpërthimi do të binin përsëri në Tokë si asteroide të zjarrta.

“Në këtë simulim asteroidi së pari godet dhe më pas dërgon pjesë nga përplasja përsëri në hapësirë”, shkruhet në përshkrimin e videos.

Shkencëtarët rusë i druhen faktit se, Apophis, emri i plotë Apophis 99942, mund të përplaset në Tokë me një shpejtësi prej 15,000 miljesh në orë.

Sidoqoftë, nuk është koha për shumë panik, pasi sipas NASA, shansi për tu përplasur me Tokën është 1 në 250 mijë.