Në 7 maj, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani celebruan dashurinë e tyre duke u bërë zyrtarisht burrë dhe grua.

Ceremonia madhështore u zhvillua në Maldives dhe pamjet e dasmës ata i bënë publike në klipin e këngës “Duamë”.

Me anë të klipit dhe fotove që publikuan në rrjetet sociale thuajse i pamë të gjitha, megjithatë ky detaj i rëndësishëm na kishte shpëtuar.

Ne nuk kishim parë ende unazën e martesës së Miriamit dhe më mirë të mos e kishim parë sepse na mbeti fiksim.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar në Instagram një selfie ku ka vendosur dorën e majtë në mjekër dhe unaza bie shumë në sy.

Unaza duket shumë elegante dhe guri i saj shkëlqen shumë.

Kujtojmë se Miriam Cani është në pritje të fëmijës së dytë dhe Ameli do të bëhet me një vëlla.