Me siguri të gjithë jeni prekur nga këngët e tij “Najher”, “A ja ka vlejt”, “Harrom”, “Nuk po kalojka” etj. Çdo këngë e Ylli Limanit flet për vuajtjen nga një dashuri dhe kujt ja priste mendja se në fakt kjo dashuri është e vetë Yllit! Në një intervistë për “Klan Kosova”, këngëtari ka rrëfyer se çdo fjalë me ndjenjë në fakt përshkruan vuajtjen e tij të zemrës.

“E kisha problem të adoptohesha në fillim sepse jam mësuar ta kem në kontroll këngën time. Por kur punon me këngë të porositur siç kam bërë unë me Armend Rexhepagiqin dhe Aida Barakun. Armendi dhe Aida janë njerëz jashtëzakonisht inteligjentë dhe unë ua kam rrëfyer hallet dhe problemet e dashurisë, ata kanë përbirë çdo fjalë dhe çdo fjalë është në tekst.”- ka rrëfyer Ylli.

Tani jemi të gjithë kuriozë të mësojmë se cila është vajza që ia paska thyer keq zemrën këngëtarit?