Në 10-vjetorin e vr.asjes së deputetit socialist, Fatmir Xhindi, një fjalë para të afërmve dhe miqve të pranishëm ka mbajtur edhe djali i tij, tashmë deputet Anduel Xhindi.

Xhindi ka apeluar për drejtësi dhe ka thënë se megjithëse ka 10 vite që është vr.arë, ata ende nuk e dinë kush e vr.au babain e tyre.

“U bënë 10 vite që kur im atë është ndarë nga jeta, dhe drejtësia se ka dhënë fjalën e saj. Ne na mundon pyetja, kush e vr.au Fatmirin dhe pse. Gjej rastin t’ju bëj thirrje institucioneve, që të gjithë ne të biem rehat, dhe shpirti t’i prehet qetësisht. Kanë qenë vite të vështira pa të, por ne gjejmë rastin të falenderojmë të gjithë ju këtu, për mbështetjen që na keni dhënë.”-ka thënë deputeti Anduel Xhindi.