Modelja e njohur Emily Ratajkovski kurrë nuk ka fshehur trupin e saj kur është shprehur në mbrojtje të feminizmit dhe tanimë po e bën sërish por me sqetullat e padepiluara. Ajo ka pozuar për numrin e shtatorit të revistës “Harper’s Bazaar” në një foto bardhezi ku shfaqet me njërën sqetull në fokus të padepiluar.

Modelja flet për feminizmin dhe trajtimin social të seksualitetit femëror. “Është e drejta ime”, shpreher Emily për revistën e njohur por a janë dakord ndjekësit e saj me një pamje të tillë! Fotoja ka vetëm pak minuta që është publikuar dhe ka hasur menjëherë në kritika të mëdha. Shumë e quajnë “të shpifur” ndërsa të tjerë “hipokrizi” të kesh sqetulla të padepiluara në një kohë që ke një pamje kaq të kururar.

“Kjo është ajo që ne e quajmë hipokrizi. Madje edhe me qimet sërish kërkoni një pamje perfekte. Me fytyrën tuaj të përsosur dhe trupin e përsosur, kështu që mjaft u shtirët”, shkruan një komentuese. “Lol, ajo e ka bërë këtë vetëm për foton sepse në Instagram dhe personalisht e kam parë që nuk ka qime në sqetulla, kështu që nga dreqin mbiu kjo”.

Të tjerë thonë se kjo nuk është një pamje e bukur për sytë! Po ju si mendoni?